Flash

Skandali që fsheh policia e Elbasanit/ Arratiset i dyshuari për vrasjen e Everest Çakës

Lapsi.al 14 May 2021
Skandali që fsheh policia e Elbasanit/ Arratiset i dyshuari për

Mirjan Dedja quhet një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e Everest (Ibrahim) Çakës. Gjatë një video-telefonate me gazetaren Anila Hoxha të Top Channel, Mirjan Dedja ka treguar se është i pafajshëm dhe të gjithë itinerarin e tij, se si i ka ikur nga “duart” efektivëve të Elbasanit, ndërkohë që ngjarja ëshët fshehur prej ditësh nga “blutë” e Elbasanit.

37-vjeçari u shoqërua nga policia e Elbasanit, pak pas vrasjes, teksa po qëndronte në banesën e tij për dyshimet se mund të ishte i implikuar për vrasjen e Everest Cakës. Ai u mbajt më tepër se 36 orë në komisariat dhe ndonëse kishte alibi për vendndodhjen e tij në momentin e vrasjes, sërish nuk i bindi efektivët. Dyshimet e Policisë nisën pasi ish-i pranfosur kishte miqësi me Çakën dhe së fundmi kishte ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

“E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është transferuar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyr dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal. I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time,”- tha Mirjan Dedja në një intervistë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Por alibja e tij, edhe pse e vërtetuar nga kamerat e sigurisë, nuk i ka bindur autoritetet. Megjithatë 37-vjeçari vendosi që kishte kaluar mjaftueshëm! Pas 36 orë në komisariat, vendosi që të largohej. Ai në një moment ka kërkuar që të shoqërohej për në tualet me pretendimin se kishte dhimbje barku. Duke përfituar nga fakti që efektivi që e shoqëroi po fliste me shefin në celular, me pranga në duar ia mbathi vrapit. Video Ketu

PJESË NGA INTERVISTA:

Anila Hoxha: Si është sjellë policia me ty në komisariat?

Mirjan Dedja: Brutalisht, presione të ndryshme, lloj lloj presionesh.

Anila Hoxha: Ti ishe me pranga kur u arratise?

Mirjan Dedja: Po.

Anila Hoxha: Nga u arratise?

Mirjan Dedja: Nga zyrat e policisë.

Anila Hoxha: Si i hoqe prangat?

Mirjan Dedja: I hoqa se faleminderit zotit, një polic mi kishte lënë pa dashje të lira dhe mezi i hoqa. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prapë.

Pra, një person, potencialisht porositës apo vrasës i Çakës i ka ikur efektivëve të Policisë së Shtetit nga Komisariati. Si? Kush mban përgjegjësi për këtë? Kur kanë kaluar orë të tëra në arrati, si ka mundësi që nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rastin e Dedjas? A ishte kjo arsyeja se përse u shkarkua shefi i Hetimit, Gjon Gecaj për t’u zëvendësuar nga Krenar Guce?

Si ndodhi atentati në Elbasan?

Everest (Ibrahim) Çaka u vra në sy të gruas më 11 maj teksa shkonte tek prindërit e saj në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit. Por 41-vjeçari nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit. Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë.

Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë. Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

Të këshilluara

Aksidentohet një 11-vjeçar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan mesditën e sotme. Raportohet se një motor ka përplasur një fëmijë në fshatin Labinot mal. I mituri po transportohet drejt ...

14:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI