Flash

Përplasjet në Lindjen e Mesme, raketat nga Hamasi shkatërrojnë qytetin e Izraelit

Lapsi.al 15 May 2021
Përplasjet në Lindjen e Mesme, raketat nga Hamasi
Qyteti i Izraelit Ashdod është goditur sot nga raketat e hedhura nga luftëtarët e Brigadës Izz al-Din al-Qassam , krahu ushtarak i grupit militant Hamas që sundon Rripin e Gazës. Në orët e para të mëngjesit, krahu ushtarak i Hamasit tha se goditi me raketa qytetet izraelite Berseva dhe Ashdod si hakmarrje për goditjen fatale të Forcës Ajrore Izraelite në kampin e refugjatëve Ash Shati në Gaza, ku të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe 30 të tjerë u plagosën. Sipas një raporti të The Jerusalem Post, zjarri shpërtheu në një fabrikë në zonën e portit. Ndërsa  luftëtarët e Hamasit godasin me raketa në drejtim të Izraelit,  avionët e Forcave Ajrore Izraelite qëllojnë në drejtim të Gazës . Sipas informacioneve të paktën dy persona janë vrarë në një nga disa sulme ajrore izraelite. Sipas banorëve, anijet e Marinës Izraelite hapën zjarr, megjithëse nuk është e qartë nëse ato goditën enklavën Palestineze. Ministria e Palestinës  tha se avionët izraelitë kishin shkatërruar një xhami. 11 viktima janë shënuar dje në Bregun Perëndimor, pas incidenteve midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë. Të paktën 128 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga e hëna, përfshirë 31 fëmijë – UNICEF thotë se midis tyre janë  20 gra, ndërsa të paktën 950 të tjerë janë plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Përplasjet midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë shkaktuar trazira në qytetet që ka shumicë izraelite dhe arabe. Presidenti Reuven Rivlin ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile. Egjipti vazhdon përpjekjet e saj për të arritur një armëpushim.

Të këshilluara

FOTOT/ Si u festua Ramazani nëpër botë

Në shumë pjesë të botës myslimane, muaji i shenjtë i Ramazanit filloi më 12 prill. Për të dytin vit radhazi, myslimanët praktikues vëzhguan muajin gjatë një pan...

13:40

Maldive ndalon turistët nga Azia e Jugut

Maldivet kanë ndaluar turistët nga Azia e Jugut, duke prerë një rrugë shpëtimi për indianët e pasur që ikin nga kriza e vendit të tyre Covid-19. Ministria e ...

12:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI