Flash

Dalin emrat, kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin me mbi 400 kg kokainë

Lapsi.al 17 May 2021
Dalin emrat, kush janë dy biznesmenët që kanë në

Pjesë e një skeme të transportimit të një sasie të madhe të kokainës që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompaninë shqiptare, “MC Foods” ku aksionar janë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria.

Kamioni me sasinë mbi 400 kg është kapur në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Operacioni i gjerë është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, ajo shqiptare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Një sasi e konsiderueshme e kokainës është sekuestruar sot nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove, por ende po peshohet.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia. Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria, shkruan Gazeta Insajderi.

Këta dy biznesmen ishin bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, duke krijuar kompaninë “MC FOODS”. Eshtë siguruar dokumentacionin e krijimit të këtij biznesi. Sipas këtij dokumenti, Izet Sheqiri bartë 60% të aksioneve të kompanisë, derisa Bledar Halilaj 40% të tyre, shkruan Insajderi.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas Agjencisë së Bizneseve OpenCorporates.al kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshme ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndertimi, inerte etj.

Kompania “MC Foods”, figuron si biznes edhe në Agjencinë për regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

Aksioni i Policisë së Kosovës, është duke vazhduar deri tash raportohet se është arrestuar një person në Lipjan.

Bledar Habili, nuk është person i panjohur në Shqipëri. Ai është i përfshirë edhe në skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Spilles.

Sic kishin raportuar mediat në Shqipëri, Habilaj nga përfituesit e një prone, në mesin e 36 hektarëve të tokës së shtetit e cila ishte pjesë e një skeme të falsifikimit të zyrtarëve dhe tjetërsimit nga bisnesmenë të njohur shqiptarë. Skandali ishte zbuluar para disa vitesh, ku policia e Shqipërisë kishte arrestuar disa persona të përfshirë në skandal. /Insajderi.org

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI