Flash

Detaje të reja nga kapja e 400 kg kokainë në Kosovë/ Cilësia e drogës shumë e pastër

Lapsi.al 17 May 2021
Detaje të reja nga kapja e 400 kg kokainë në Kosovë/

Mediat në Prishtinë kanë publikuar emrat e tre prej shtatë të arrestuarve sot në Kosovë në operacionin e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Lipjan.

Të arrestuarit janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, shkruan Indeksonline. Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastin e sekuestrimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan, 400 kg duke theksuar se kokaina është e pastër si kristali.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj.

Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj.

“Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun” tha ai në “Debat Plus”.

Hoxha thotë se kjo sasi e drogës nuk ishte e destinuar për tregun e Kosovës e as për atë të Shqipërisë. Ai dyshon se droga ishte destinuar për tregun gjerman pasi sipas tij atje ka grupe nga Kosova që merren me trafikimin e drogës. “Kjo drogë ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian”.

Hoxha thotë se dyshimet i ka pasur që droga do të dërgohej në Ferizaj pasi sipas tij ky vend është pikë strategjike ky kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës.

“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme. Është në praktikën e organizatave kriminale që në fillim ata testojnë sasi shumë më të ulëta të drogës.

Pra në fillim ata kanë testuar sasi më të vogla, më pas kanë shkuar në sasi pak më të mëdha, për të ardhur deri te ajo që është konfiskuara sot. Trafikantët kanë fituar siguri se ky shteg është sigurt” shprehet Artan Hoxha

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI