Flash

Izraeli: Kemi shkatërruar 15 km të tuneleve të Hamas-it në Rripin e Gaza-s

Lapsi.al 17 May 2021
Izraeli: Kemi shkatërruar 15 km të tuneleve të Hamas-it në

Ushtria izraelite ka goditur 15 kilometra të rrjetit nëntokësor të tunelit të Hamasit në veri të Rripit brenda natës. Zëdhënësi ushtarak bëri të ditur se në shënjestër të sulmeve ishin në veçanti kalimet midis tuneleve të ndryshëm, të përcaktuar si ‘Linja C’ e rrjetit.

Në total thuhet se janë bërë 35 sulme brenda 20 minutash.

Qyteti i Gazës u godit në mënyrë të përsëritur nga Veriu në Jug pasi kryeministri izraelit Benjmanin Netanyahu njoftoi se operacioni ushtarak do të vazhdonte. Rrjeti elektrik i qytetit u dëmtua rëndë dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të Hamasit përtej Rripit u goditën.

“Shtëpitë e sulmuara u përdorën si infrastruktura terroriste dhe në disa madje u gjetën depo armësh. Si pjesë e sulmit, rreth 35 objektiva terroristë u vunë në shënjestër për një periudhë prej afërsisht 20 minutash,” njoftoi ushtria.

Sipas forcave të armatosura izraelite, 54 aeroplanë luftarakë morën pjesë në sulm dhe hodhën rreth 110 municione precize, duke shkatërruar 15 kilometra tunele.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI