Flash

Mustafaj: I nxituar vendimi për zgjedhjet në PD, Jemin Gjana i pabesueshëm

Lapsi.al 17 May 2021
Mustafaj: I nxituar vendimi për zgjedhjet në PD, Jemin Gjana i

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet që pritet që të zhvillohen në anëtarësinë e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mustafaj në fjalën e tij në studion e "Radar" në ABC është shprehur se PD ndodhet në një gjendje të vështirë dhe shqetësuese. Sipas tij vendimi për zgjedhje ishte shumë i nxitur, për këtë fajëson Bashën se tregon se kërkon që të manipulojë administratën e partisë për të fituar zgjedhjet.

“Gjendja më duket shumë shqetësuese, PD më duket e vdekur e demoralizuar dhe jo ajo që kërkojnë shqiptarët. Jam shumë i shqetësuar sepse një gjë e tillë do të thotë një opozitë jo funksionale. Nuk mund të flitet për një ndarje të PD por ka dy qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Ajo që pamë dhe mësuam indirekt, tregon se në Këshillin Kombëtar një pjesë e personaliteteve kanë një shqetësimit të madh dhe unë e kuptoj shumë mirë një gjë të tillë. Unë në 2017 kam kërkuar me forcë dorëheqjen e Bashës, ndërsa tashmë nuk e bëra më pasi ka një kalendar zhvillimesh që duhet ti mbledhë Basha siç ishte dhe mbledhja e fakteve për masakrën zgjedhore të 2021.

Unë kam bindjen se askush më shumë se Basha është më i interesuar që të dalë në pah e vërteta, ai duhet që ta drejtojë këtë proces i mbështetur dhe nga strukturat brenda PD-së. Rëndësi tashmë ka vetëm puna e institucioneve dhe jo ajo që besojmë ne, e rëndësishme është çfarë do të thotë KAS dhe kryekomisioneri. Unë kam besuar se duhet që të tërheqë këtë proces, por jo se do të tregohet kaq i pabesë për të futur Partinë në zgjedhje.

Unë besoja se duhet një kohë më e gjatë për të gjithë kandidatët për të takuar anëtarësinë. Vetëm një proces i ngjashëm si ai që ndodh në SHBA mund ta nxjerrë partinë në dritë. Eksperienca ime dhe kultura ime politike, nuk më lejojnë që të besoj se do të jetë një garë, aq më tepër për një periudhë të shkurtër, një garë që ta mbyllë me Jemin Gjanën një person i pabesueshëm që është i njëanshëm dhe ka sulmuar kundërshtarët e Bashës në 2017. Basha po thellon gabimet që bëri në 2017 për fushatën e bërë për zgjedhjet brenda Partisë”, - tha Mustafaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI