Flash

Prerja e paligjshme e druve në Kolonjë, një i arrestuar, procedohen dy të tjerë

Lapsi.al 17 May 2021
Prerja e paligjshme e druve në Kolonjë, një i arrestuar,

Një shtetas është vënë nën pranga në Kolonjë, si dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht pasi u kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, policia goditi një rast i tentativës për prerje të pyjeve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzeze, Kolonjë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoratit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizmin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë Bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI