Flash

Drejtësia shqiptare dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn

Lapsi.al 18 May 2021
Drejtësia shqiptare dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për grupin e Moisi Habilajt duke dënuar 4 persona me 37 vite burg.

Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg për disa vepra penale si trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Ndërsa Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj janë dënuar me nga 9 vite burg.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive në zotërim të Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe familjarëve të tyre.

Vlera e pasurive për të cilat kërkohet konfiskim arrin në 82.440.285 lekë, dhe të gjitha ndodhen në qytetin e Vlorës. Pasuritë janë 7 apartamente, dy ndërtesa, një garazh, pasuri e llojit njësi, pasuri e paluajtshme dhe 5 automjete.

SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarët e grupit kriminal të ashtuquajtur ‘Habilaj’. Konkretisht kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg. Por në vendimin e GJKKO, të gjithë përfituan gjykim të shkurtuar në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Nga startimi i hetimit të dosjes “Habilaj”, ku bazuar në përgjimet e italianëve SPAK akuzon 11 persona se u implikuan në kultivim dhe trafik hashashi.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela, i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI