Flash

Plagoset me thikë 55-vjeçari në Durrës, arrestohet autori

Lapsi.al 18 May 2021
Plagoset me thikë 55-vjeçari në Durrës, arrestohet autori

Policia e Durrësit ka njoftuar se këtë të martë në lagjen Nr.13 në zonën e plazhit, pas një konflikti për motive të dobëta A. Ç., 51 vjeç, banues në këtë qytet ka goditur me thikë A.S., 55 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova merr 3150 doza të tjera Pfizer

Në kuadër të fushatës së vaksinimit anti Covid, këtë të martë në Kosovë kanë mbërritur 3510 vaksina Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për med...

18:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI