Flash

Durrës/ Ky është pronari i agjencisë që i përket fugoni ku u kapën pakot me Paund

Lapsi.al 19 May 2021
Durrës/ Ky është pronari i agjencisë që i përket

Pasditen sotme në Portin e Durrësit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash Paund britanik, të cilat ishin futur në pjesën e parapakolpit të një fugoni.

“Top Channel” mëson se nga hetimet paraprake rezulton se shoqëria e transportit së cilës i përket fugoni është e regjistruar në Angli në emër të 28 vjeçarit, Guxim Sefolli. Fugoni ku u gjetën paratë dyshohet të jenë produkt i veprimtarisë kriminale të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.

Raportohet se fugoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Por i ndaluari nuk ka pranuar të ishte në dijeni për sasinë e gjetur të parave.

Top Channel mëson se Policia e Shtetit ka pasur me herët informacion se në një fugon mallrash, që po vinte nga Anglia ka pasur një shumë parash në monedhë Paund. Për këtë arsye në bashkëpunim me autoritetet doganore janë ushtruar kontrolle te imtësishme, ku rezultuan të fshehura disa pako me Paund britanik./ TC

Të këshilluara

Moti, nesër rikthehen reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e nesërme (20 maj). Sipas këtij shërbimi reshjet e shiut do të fillojnë gjatë or...

14:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI