Flash

Vrasja e Tauland Gjikajt në Vlorë/ Dëshmia e personit të vetëdorëzuar në polici: E kisha mik

Lapsi.al 19 May 2021
Vrasja e Tauland Gjikajt në Vlorë/ Dëshmia e personit të

Skerdian Gabrani, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 mars të këtij viti, në rrugën Transballaknike përballë Gjykatës së Apelit në këtë qytet.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetarin e “Top Channel”, Mikel Marsi, ai tregon se vendosi të dorëzohet tani duke qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe se kërkon të zbardhet ngjarja.

Gabrani thotë se viktimën e kishte mik dhe se nuk kishte pasur konflikt me të, ndërsa shton se në momentin që është qëlluar nuk e ka kuptuar se nga cila anë është shkrepur arma, pasi viktima kishte qenë i shoqëruar.

Tre autorë të kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë Skerdian Gabrani, tashmë i vetëdorëzuar, Hansi Jonuzaj, i arrestuar një ditë pas vrasjes dhe Elton Hajnaj, i cili është ende i shpallur në kërkim dhe personi që në pamje shihet që ka shkrepur armën.

Intervista e plotë:

Çfarë ndodhi në datën 3 mars, para se të ndodhte vrasja e 31-vjeçarit?

Gabrani: Isha te lagja, te gjyqi i vjetër. Në atë kohë vjen shoku im Andi dhe Eltoni. Erdhi aty dhe tha do iki te banka. Unë do zbrisja nga Ohali. Ulem në makinë dhe te rrethrrotullimi shoh një makinë që na afrohet anësore dhe thotë mbaje, mbaje, mbaje. Ishte Taulanti. I them këtij mbaje pak, çfarë ka. Çfarë ka ky i çmenduar thash unë, ishte si i nervozuar. E ndalon Andi makinën dhe zbres unë. Shikoj këtë me armë në brez, por mbante dorën aty. Çfarë ke i thash, se as konflikte asgjë, marrëdhënie shumë të mira. Në atë kohë dëgjoj krisma nga mbrapa. E humba unë çfarë të them. Hipim në makinë dhe ikim. Mania e bëri se do na kishin vrarë të tre, na kishin bërë kurth.

Sa veta ishin?

Gabrani: Unë pash vetëm njërin që zbriti me kobure, por siç flitet kanë qenë dy veta.

U fol që ju ishit në lokal dhe ai erdhi dhe ju kërcënoi. Sa e vërtetë është kjo?

Gabrani: Jo as lokal asgjë sa qenë. Unë jam takuar me këta te gjyqi.

Armët i morët apo i kishit në makinë?

Gabrani: Nuk dija gjë fare për armët. Madje as Manen nuk kam parë me armë e asgjë unë. Në momentin e parë që dëgjova krismat se mora vesh nga erdhën, se pash edhe të tjerë që ishin shokë të këtij këtej dhe thash kush qëlloi. Kur thotë Mania ‘hajde, hajde se na vrarë’.

Ju ishit të maskuar kur dolët nga makina?

Gabrani: As të maskuar e asgjë. Unë kisha dalë me syze. Më vjen keq edhe për viktimën edhe për këtë që ndodhi. /Top Channel

Të këshilluara

Moti, nesër rikthehen reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për ditën e nesërme (20 maj). Sipas këtij shërbimi reshjet e shiut do të fillojnë gjatë or...

14:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI