Flash

Berisha: Çadrën e bëri Basha, për djegien e mandateve thashë vetëm 2 fjalë

Lapsi.al 20 May 2021
Berisha: Çadrën e bëri Basha, për djegien e mandateve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për aksionet e opozitës, që janë bërë pas largimit të tij nga qeveria. Berisha ka treguar rolin që ka pasur në ngritjen e çadrës para zgjedhjeve të vitit 2017, për djegien e mandateve, por dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Berisha tha në “Opinion” se këto vendime janë marrë nga Basha, dhe ai nuk është përzier, por shtoi se vetëm për djegien e mandateve ka dhënë një mendim.

Thonë që keni marrë vendimin për ngritjen e çadrës?

Unë çadrën kurrën e kurrës, ishte një ide e Lulzim Bashës. E mbështeta, por ata që më njohin e dinë si jam unë...

Po për largimin nga Parlamenti?

Më nderon nëse ma faturon mua. Unë jam i vetmi që kam thënë vetëm dy fjalë, me këtë shkojmë në fitore ose në katastrofë.

Për mospjesëmarrjen në zgjedhje?

Nuk jam përzier fare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI