Flash

Berisha mbron pasurinë e djalit dhe vajzës: Nuk kanë marrë asnjë lek nga shteti

Lapsi.al 20 May 2021
Berisha mbron pasurinë e djalit dhe vajzës: Nuk kanë marrë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se akuzat e DASH janë të gjitha politike dhe të pabazuara. Ai thotë se familja e tij nuk ka asnjë pasuri nga marrëdhëniet me shtetin.

“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e saj në të njëjtën lagje dhe ka 15 vite që merret me një fondacion për fëmijët autikë. Kur i përmend tjetrit gruan duhet të kesh disa fakte. Ajo vetëm është nderuar me çmime.

Djali im ka marrë rrogë 3-4 muaj në fillim në një ndërmarrje publike dhe më pas nuk ka pasur asnjë lidhje me shtetin. Ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë në sektorin publik.

Gërdeci? Aq sa ke lidhje ti me Gërdecin ka lidhje djali im. Të faktuara janë se gjithçka ka qenë gënjeshtër.

Vajza ime ka bërë bilancin këtu në studio me ty. Ajo ka punuar 7 vite në Kosovë me dhëndrin dhe së bashku kanë përfituar 1milion e 400 mijë dollarë. 400 mijë i kishin përdorur dhe 1 milion i kanë kursyer. Akuzat për Argitën kanë qenë të gjitha pa bazë.

Akuzat janë fund e krye politike” – tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI