Flash

Pazaret për toka, deputetit i dalin mesazhet në Kuvend (FOTO)

Lapsi.al 21 May 2021
Pazaret për toka, deputetit i dalin mesazhet në Kuvend (FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave. Në disa shkrepje të Insjaderit, deputeti shihet teksa komunikon me dikë për blerje tokash dhe shtëpish.

“Edhe për vneshta merruni vesh”, i thotë Haliti personit me mbiemër të njëjtë.

Madje, deputeti e pyet atë, nëse personi për të cilin flasin ka paguar ndonjë lekë për atë punë.

“Pyete sa lekë i ka dhënë nga gjepi i tij”, shkruan Haliti në WhatsApp. “Dane për mu ka të doni”, thotë Haliti, në një pjesë të mesazheve.

Haliti që është njëri nga deputetët më të vjetër, dhe më me ndikim të Partisë Demokratike të Kosovës, është kapur në Kuvend, duke shikuar edhe plane shtëpish. Haliti është pyetur se për çfarë saktësisht ka komunikuar në telefon me përsonin që mban mbiemrin e tij, por ai ka refuzuar të tregojë.

“Plane shtëpish kam pa, të dërguara në fb tim. Tani po ua dërgoj edhe juve që t’i shihni”, ka thënë Haliti për Gazetën Insajderi, por sipas shkrepjeve, deputeti shihet se planet e shtëpive i ka përcjellë tek personi me të cilin ka komunikuar vazhdimisht.

Deputeti nuk ka dhënë asnjë shpjegim se për çfarë pazari kanë diskutuar në WhatsApp, ndonëse shkrimi i mesazheve ka ndodh brenda sallës së Parlamentit, hapësirë kjo publike e cila gjatë gjithë kohës vëzhgohet nga gazetarët dhe kameramanët.

“Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2019, të bërë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ai shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 200 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146 mijë e 362 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh, derisa deklarimi i pasurisë për këtë vit ende nuk është publikuar nga AKK, ndonëse shumica e zyrtarëve të lartë shtetërorë, i kanë dorëzuar formularët e pasurisë, ashtu siç e parasheh Ligji./Insajder

Të këshilluara

44 vjeçari në Korçë plagos veten me thikë

Një 44 vjeçar nga Korça ka dëmtuar veten me thikë, pas një konflikti për motive banale në familje. Mësohet se 44 vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe është dëm...

18:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI