Flash

Përfundon rinumërimi i votave në Berat, LSI rikuperon vetëm 15 vota

Lapsi.al 21 May 2021
Përfundon rinumërimi i votave në Berat, LSI rikuperon vetëm

Rinumërimi i 114 kutive për qarkun Berat në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka përfunduar ditën e sotme. Diferenca midis PS dhe LSI është 58 vota nga 77 që ishte në fillim. LSI në këto kuti ka rikuperuar 15 vota, ndërsa PS ra me 18 vota. Në orën 17:00 do të rinisë sërish seanca, ku do të jetë gati tabela përmbledhëse dhe të merret vendimi përfundimtar në KAS.

Do të dëgjohen pretendimet e palëve, nëse përputhen të dhënat apo do të ketë kërkesa të tjera. Gjithashtu do shihet nëse parregullsitë e gjetura mund të çojnë apo jo në hapjen e 277 kutive të votimit.

KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim të diferencës apo ndryshim rezultati.

Kujtojmë se KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat. LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Një ditë më parë KAS vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e...

15:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI