Flash

Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi fton Berishën publikisht ta mbështesë për të përmbysur Bashën

Lapsi.al 21 May 2021
Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi fton Berishën publikisht ta

Edith Harxhi, një nga figurat më të hershme në PD ka shpallur kandidaturën për të marrë ‘në dorë’ partinë në një kohë që demokratët janë më të përçarë se kurrë.

Harxhi tha në Top Talk se është momenti që partia të bashkohet dhe t’i kthehet parimeve dhe ideologjisë me të cilat u ngrit.

E pyetur në Top talk se a do e pranojë ajo mbështetjen e Berishës, në një kohë që ai mori një goditje të fortë nga amerikanët, ajo tha se pa dyshim se PO.

“Po, jam e sigurt që do më mbështesë, se jam më e vjetër, jam e sigurt që do ai do ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë. Nuk kam fol me të por ai do bashkimin e partisë”, tha ajo.

“Zoti Berisha ka një përballje personale ne gjykatë për të mbrojtur siç tha ai dinjitetin e tij dhe me këtë dua tu them se kjo është zgjidhja e tij, ai tha që mbetet pro amerikan i fortë.

PD është një fryt, i SHBA, megjithë mbështetjen që ka marrë në fillimet e saj në vitet 90 , ashtu siç është dhe Berisha me përkrahjen që mori atëherë nga Bush.

Nuk besoj fare që këtu ka një ndarje dhe nuk ka një zgjedhje , për vetë faktin se SHBA mbeten aleat parësor dhe strategjik i PD”, tha ajo më tej.

E pyetur nëse do të ketë një kosto mbështetja për Berishën në këtë moment përplasje me Amerikën ajo tha se:

Nuk e besoj që amerikanët i bëjnë gjërat për të pasur një kosto, e dyta jam e sigurt që Berisha do të dijë t’i zgjidhë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë betejë që nisi. Mendoj që PD s’ka pse të shqetësohet për qëndrimin e saj , qasjes pro amerikane, sdo pengojë asnjë , Berisha mbetet një nga ithtarët kryesore për lëvizjen për demokracinë në vend.

Nuk paragjykoj askënd. pozicioni i kryetarit të PD është sfida ime tani dhe kryetari i PD përsa i përket politikës së jashtme ka dhe do mbesë si aleat strategjik i SHBA, për këtë s’kam asnjë dilemë.

A është PD në prag të përçarjes së thellë?

Është e përçarë, nuk flas për shpërbërje, bazat i ka solide. Ka anëtar të fortë unë dua bashkim, hapja e partisë, një kthim ideologjik mbi bazat e 90.

A e ka humbur Basha mbështetjen e Berishës?

Basha duhet të jepte dorëheqjen e me kohë, me intervistën e Berishë mbrëmë u pa kjo. Unë them se dikush nuk mund të bëhet kryeministër nëse s’ka qenë kurrë atje.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e...

15:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI