Flash

Berisha 'non grata', Zëri Amerikës: Meta sulmon hapur Departamentin e Shtetit

Lapsi.al 22 May 2021
Berisha 'non grata', Zëri Amerikës: Meta sulmon hapur

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyjren në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”. Në një postim në Facebook, zoti Meta e cilëson vendimin e autoriteteve amerikane “”fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër zotit Sali Berisha”.

Vetë zoti Berisha është rezervuar të shprehet për shkaqet që kanë nxitur këtë vendim apo dhe momentin e publikimit të tij. Por presidenti Meta shfaqet i sigurt se sipas tij gjithshka ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit. “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shkruan ai.

Tonet e zotit Meta marrin formën e një sulmi të hapur ndaj Departamentit amerikane të Shtetit, në tekstin e mesazhit të “solidaritetit” që ai thotë se i ka nisur zotit Berisha “pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Presidenti Meta, shkon dhe më tej duke folur për “pacipësi” nga ana e DASH, ndërsa përmend vlerësimin e dhënë nga ky institucion për gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani. “Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”, përmbyll reagimin e tij presidenti shqiptar./VOA

Të këshilluara

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’. REAGIMI I SHEHAJT Shqipëria ka sot nev...

12:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI