Flash

Greqia hap Kakavijën për punëtorët sezonalë nga Shqipëria

Lapsi.al 22 May 2021
Greqia hap Kakavijën për punëtorët sezonalë nga

Greqia lejon hyrjen në kufijtë e saj të punëtorëve sezonalë që iu ka dalë emri në Kakavijë.

Po ashtu, lejon qytetarët grekë; qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi dhe bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë. Këta të fundit duhet të jenë të pajisur me çerftifikatë martesore ose çdo lloj dokumenti që vërteton martesën. Bëhet fjalë vetëm për bashkëshortët e qytetarëve grekë, jo të atyre me leje qëndrimi.

Po ashtu lejohen qytetarët me vërtetim blu (Ble veveosi). Këto qytetarë duhet të dërgojnë email tek Ambasada Greke në Tiranë, njoftojnë agjencitë e udhëtimit.

Ndërkohë, nuk lejohen të hyjnë në Greqi nga Kakavia, qytetarë shqiptarë me 90 ditore; turistët shqiptarë me pasaportë; qytetarë me pasaporta dhe leje qëndrimi nga shtete të tjera të Bashkimit Europian ose nga vendet e treta. Vendimi është deri më 24 maj, kurse ditën në vijim do të dalin vendime të reja.

Personat që kthehen nga Shqipëria - në Greqi, duhet të plotësojnë PLF disa ditë para ditës së udhëtimit. Për shkak të numrit të kufizuar të personave që kalojnë në Kakavijë, 400 veta në ditë, numri i PLF të disponueshëm është i kufizuar , pra 400 në ditë dhe nuk duhet lënë në momentin e fundit. PA PLF nuk lejohet asnjeri të futet në Greqi.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Urën Vajgurore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Poshnje në Urën Vajgurore. Një 33-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. M...

20:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI