Flash

Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Lapsi.al 23 May 2021
Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Lulzim Basha pati një ftesë sot për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender 21” në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë. Por kreu i PD e refuzoi.

Zëri i Amerikës raportoi se kishte qenë ambasadorja Juri Kim, e cila kërkoi personalisht që “në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha”. Bojkotimi i ftesës nga ky i fundit lexohet lehtësisht si shprehje e pakënaqësisë për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

Basha ka shmangur në këtë mënyrë kortezitë dhe fotot e përbashkëta në ceremoni, në një moment kur prania e tij përkrah Juri KIm do të forconte dyshimet e atyre që besojnë se ai ka qenë në dijeni të vendimit të DASH, shumë kohë më parë se tweet i Blinken.

Ky shpjegim mbetet në nivel hamendësimi, por nga deklaratat që ka bërë vetë Berisha pas vendimit, ai la të hapur çdo mundësi, kur u pyet nga gazetarët se si e shpjegonte këtë vendim të DASH, tashmë që ai nuk kishte asnjë post publik. “Shumë hamendje dhe variante mund të dalin” pohoi Berisha, duke shtuar se për momentin do të fokusohej tek beteja në gjykatë për dinjitetin e cënuar.

Berisha u tregua i matur në komentet e tij edhe për reagimin “as mish as peshk” që doli nga qëndrimi zyrtar i selisë blu. Lapsi.al bëri një krahasim të qëndrimit të drejtpërdrejtë të Metës kundër DASH dhe reagimit steril që doli nga selia blu, për të vënë në dukje se Partia Demokratike nuk ishte e qartë në qëndrimin e saj.

LEXO EDHE: Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës dhe Metës

I pyetur në konferencën për mediat, për këtë qëndrim të PD-së pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Berisha iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke mbetur edhe ai i paqartë nëse kishte marrë apo jo mbështetjen që priste nga Lulzim Basha. “Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Tani, unë mendoj se Partia Demokratike një qëndrim do ta shprehte. Dhe ai shprehu qëndrimin e Partisë Demokratike. S’mund ta… Dhe unë jam pjesë e asaj partie dhe e atij grupi parlamentar…” tha Berisha.

Jo më kot, Basha e refuzoi sot Juri Kimin. Përpara janë zgjedhjet e brendshme për kryetar të PD-së dhe një shfaqje publike në krah të ambasadores amerikane, do ta komplikonte situatën. Por në anën tjetër, këto kohë i mungon edhe një dalje me Berishën.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI