Flash

U aksidentua me makinë i dehur, gjykata vendos "Arrest shtëpie" për Aleksandër Gjokën

Lapsi.al 23 May 2021
U aksidentua me makinë i dehur, gjykata vendos "Arrest

Gjykata vendosi masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për këngëtarin Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident. Këngëtari rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.

Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Të këshilluara

Grabitet kisha në Fier

Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit ka rënë pre e grabitjes. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë hyrë...

11:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI