Flash

Tjetër denoncim i Vetëvendosjes, shihni se si numëruesi iu bën shenja fletëve të votimit në Gjirokastër dhe më pas komunikon me kandidatin e PS-së (VIDEO)

Lapsi.al 24 May 2021
Tjetër denoncim i Vetëvendosjes, shihni se si numëruesi iu

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka denoncuar përmes një videoje tjetër deformimin e rezultatit zgjedhor në Gjirokastër. Në pamje shihet se si numëruesi vendos shenja në në fletët e votimit, si dhe më pas komunikon me Bledi Çuçin, kandidatin e PS-së në këtë qark. Më poshtë denoncimi i plotë i VV.

Tjetër provë e re filmike e krimit elektoral.

Në qytetin e Gjirokastrës, të hënën e datës 26 prill 2021, në KZAZ me numër 80, herët në mëngjes në ora 5:09, është kryer një tjetër krim elektoral i evidentuar nga ekipi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes pamjeve zyrtare filmike të KQZ-së. Në këto pamje dallohet qartë konsumimi i veprës penale nga një numërues që vendos shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, me miratimin e dhënë në heshtje nga numëruesit e tjerë, që duket se janë në bashkëpunim me të. Pas konsumimit të veprës penale, numëruesi kontakton me një numër telefoni ku është i shënuar emri i Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, që ishte edhe kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër. Ju kujtojmë se deri me sot nuk kemi asnjë informim zyrtar për nisjen e hetimeve nga organet e drejtësisë për këto raste flagrante të veprave penale. Ju ftojmë të ndiqni pamjet e plota filmike në vijim:

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI