Flash

Brataj: Do ishte fatale po të hiqeshin të gjitha masat tani

Lapsi.al 26 May 2021
Brataj: Do ishte fatale po të hiqeshin të gjitha masat tani

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar zbutjen e masave anti-COVID, vendim i cili pritet të merret të enjten nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas tij është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë. Duke folur në emisionin 'Open' ai tha se duhet të ketë lehtësim gradual pasi pandemia nuk ka mbaruar akoma.

"Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu por indikatorët i kemi për lirim masash. Tani mbasi hap masat njerëzit duke qenë të lodhur i respektojnë më pa, kujdesi s’është vetëm me fjalë. Problemi është që në momentin që ben vaksinim masiv duhet të qarkullojë pak virusi, bilanc që do kujdes.

Me 7 spitale COVID, e menaxhueshme situata, i kemi gjërat në gatishmëri për një verë të qetë. Situata është pozitive. Do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha se do ishte fatale. Unë do filloja me maskën jashtë që ta heqim, sidomos nga temperaturat . Për të hequr orën policore s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë çka ndodh më parë", - tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI