Flash

Lukashenko për gazetarin e arrestuar: Po përgatiste një rebelim të përgjakshëm

Lapsi.al 26 May 2021
Lukashenko për gazetarin e arrestuar: Po përgatiste një rebelim

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur sot se gazetari që u arrestua pasi u detyrua të ulej në Minks, ishte duke përgatitur një rebelim të përgjakshëm.

Po ashtu, ai akuzoi Perëndimin se është duke nisur një luftë hibride kundër tij.

Në daljen e tij të parë publike që nga rrëmbimi i avionit të dielën, lideri bjellorus nuk tregoi asnjë shenjë tërheqjeje nga konfrontimi me vendet që e akuzojnë për pirateri ajrore.

“Siç e parashikuam, keqdashësit tanë nga jashtë vendit dhe nga brenda vendit ndryshuan metodat e tyre të sulmit ndaj shtetit”, u shpreh Lukashenko në  parlament.

Bjellorusia i është nënshtruar sanksioneve të BE dhe SHBA që kur Lukashenko goditi protestat pro-demokracisë pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara vitin që shkoi. Në fjalimin e tij në parlament, Lukashenko nuk dha detaje të “rebelimit të përgjakshëm” për të cilin akuzoi gazetarin Roman Protasevich se po e përgatiste.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI