Flash

Nuk ka më vlerë goli në transfertë: Uefa ndryshon rregullin që vendos kualifikimet që në vitin 1965

Lapsi.al 27 May 2021
Nuk ka më vlerë goli në transfertë: Uefa ndryshon rregullin

Uefa dëshiron të shfuqizojë rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane. Gazeta britanike The Times është e bindur për këtë, duke raportuar një ide të presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin, i cili duket i gatshëm të bëjë njoftimin gjatë asamblesë së të premtes, në prag të finales së Champions League mes Chelsea dhe Manchester City.

Nëse Ceferin do të ketë mbështetjen e shumicës së Federatave, atëherë ai mund të fillojë procedurën për të shfuqizuar rregullin, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet "i vjetëruar" nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Nëse arrihet konsensusi i Federatave, rregulli mund të zhduket që në sezonin e ardhshëm sportiv.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI