Flash

Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë, mandati i katërt në krye të vendit

Lapsi.al 28 May 2021
Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë, mandati i katërt

Siç pritej, presidenti sirian Bashar al-Assad u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Diktatori sirian Bashar al-Assad ka fituar një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta. Rezultatet e zgjedhjeve në Siri u shpallën më 27 maj. Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë atribut në opozitë, as shikueshmëri në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave.

Votimi u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kishin quajtur zgjedhjet një farsë, për mungesën e kandidatëve të vërtetë të opozitës dhe kontrolleve të pavarura të procesit. Nga ana e tij, Assad tha se këto akuza ishin “të pavlefshme”. Bashar al-Assad ka qenë në pushtet që nga viti 2000, kur ai mori detyrën nga babai i tij Hafez.

Të këshilluara

Siri/ Diktatori Assad rizgjidhet President

Presidenti sirian, Bashar al-Assad fitoi një mandat të katërt në saj të 95.1 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale. Qeveria e Asadit thotë se zgj...

09:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI