Flash

Ndizen gjakrat në PD/ Akuza për tradhti për shpalljen e Berishës “non grata” në SHBA

Lapsi.al 28 May 2021
Ndizen gjakrat në PD/ Akuza për tradhti për shpalljen e

Ka provokuar një përplasje të fortë në PD, dilema për t’u rreshtuar apo jo përkrah Berishës, pas vendimit të SHBA për ta shpallur atë non grata. Lulzim Basha është gjendur përballë një akuze direkte të ish presidentit Bujar Nishani, që i ka dhënë zë dyshimeve sipas të cilave Basha ka qenë në dijeni të vendimit të SHBA dhe është koordinuar në heshtje me ambasadën amerikane. Në një intervistë në News 24, Bujar Nishani tha se Basha e dinte çfarë do të ndodhte dhe për këtë arsye afroi datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD-së.

“Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë. Kjo çështje ka krijuar një shok brenda PD. Se mohojmë dot. Pasi Berisha është themelues i PD dhe për të ka ndjeshmëri” tha Nishani, duke përmendur se Basha është ankuar për Berishën tek ambasdorët. “Ka dhe një thashethemnajë se Basha ankohet para diplomatëve të huaj se ka ndikim nga zoti Berisha”, tha Nishani.

Por çfarë mendon vetë Berisha mbi këto hamendësime? Pas Nishanit, Berisha foli në një intervistë për Oranews, ku konfirmoi se ai kishte qenë kundër afrimit të zgjedhjeve për kreun e PD, por nuk kishte reaguar sepse vota në Këshillin Kombëtar kishte qenë unanime.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

https://lapsi.al/2021/05/23/refuzimi-i-bashes-per-juri-kim-a-e-beson-berisha/

Deklarata e Nishanit dhe konfirmimi që dha më pas Berisha duket se ka turbulluar ujërat në kupolën drejtuese të PD-së. Pak para mesnate, Lulzim Basha ka pasur një reagim në të cilin mohon kategorikisht hamendësimet e Nishanit dhe e akuzon atë për shpifje.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj” u shpreh Basha.

Deri më tani Berisha ka folur pak mbi pikëpyetjet e një tradhtie nga brenda PD-së për shpalljen non grata nga SHBA. I pyetur në konferencën për mediat, për qëndrimin zyrtar të PD-së pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai u përgjigj shkurt, duke mbetur edhe ai i paqartë nëse kishte marrë apo jo mbështetjen që priste nga Lulzim Basha. “Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Tani, unë mendoj se Partia Demokratike një qëndrim do ta shprehte. Dhe ai shprehu qëndrimin e Partisë Demokratike. S’mund ta… Dhe unë jam pjesë e asaj partie dhe e atij grupi parlamentar…” tha Berisha.

Në reagimin zyrtar të Partisë Demokratike për shpalljen non grata të Berishës shprehej keqardhja për këtë vendim, por deklarata u hartua me një guhë të butë që ra në sy pasi u krahasua me qëndrimin e fortë, që mbajti presidenti Meta për të njëjtën çështje.⁄Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/05/22/prapaskenat-kush-e-ka-tradhetuar-berishen-krahasoni-qendrimet-e-bashes-dhe-metes/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI