Flash

Nishani: Berisha është mërzitur me Bashën

Lapsi.al 28 May 2021
Nishani: Berisha është mërzitur me Bashën

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka bërë akuza të forta për liderin e selisë blu, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mesa kam kuptuar unë mbi hile dhe intriga të vockla. Në qoftë se Lulzim Basha do të kishte kurajo dhe do të ishte burrë dhe lider siç duhet të jetë dikush, del dhe mban një qëndrim. Lulzim Basha ka kërkuar gjithmonë që përgjegjësinë e dështimeve ta ndajë me Sali Berishën,” - tha Nishani.

I ftuar në “Spotlight” në Vizion+, Nishani ka pohuar se lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka bërë gabim që ka mbështetur Lulzim Bashën.

“Është e vërtetë që ka patur mbështetje nga z.Berisha për Lulzim Bashën. Është ‘ashiqare’ i themi ne shqiptarët. S’e mohoj dot këtë. A ka bërë mirë, a ka bërë keq, nuk e di, historia do ta tregojë. Sot që po flasim, pas 8 viteve opozitë, z.Basha është një dështim. Z.Berisha ka përgjegjësitë e veta morale që e ka mbështetur z.Basha,”- shtoi ai.

Lidhur me garën në PD, kur më 13 qershor pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike, Nishani u shpreh se Berisha është i mërzitur me stanjacionin ku është tashmë selia blu. Sipas Nishanit, Berisha tashmë nuk mbështet asnjë kandidat.

"Ai është i mërzitur me procesin dhe me stanjacionin ku ështëPartia Demokratike. Patjetër edhe me z.Basha, sepse ai është kryetari i partisë dhe ai po e mban të bllokuar, po e mban këtë lloj pengu. Ndryshe nga 2013-ta, unë nuk shoh asnjë angazhim nga z.Berisha për të ndikuar apo për të mbështetur asnjërin prej kandidatëve. Aq më tepër që mbrëmë z.Berisha ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë duke thënë se nuk ishte dhe nuk është koha e garës për kryetarin brenda Partisë Demokratike,”- vijoi më tej.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI