Flash

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit nuk pranojnë dialog me kryeministrin Albin Kurti

Lapsi.al 28 May 2021
Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit nuk pranojnë

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit refuzojnë ta takojnë kryeministrin e Kosovës. Ata kërkojnë që më parë Kurti të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pronat përreth Manastirit të regjistrohen si prona të Kishës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditë më parë i dërgoi një letër kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, ku shpreh dëshirën që ta vizitojë Manastirin dhe të bisedojë me zotin Janjiç. Por, ky i fundit duket se nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Kryeministri Kurti, në letrën e tij, thotë se vetëm me komunikim të sinqertë mund të arrihet mirëkuptimi, zgjidhja e sfidave dhe largimi i paragjykimeve. Manastiri i Deçanit kërkon prej disa vjetësh që tokat përreth të regjistrohen nga komuna e Deçanit si prona të Manastirit.

Në përgjigje të letrës së kryeministrit Kurti, në një njoftim publik nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se është “krejtësisht e pakuptimtë” që t’i përgjigjet letrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën ia ka dërguar abatit të manastirit të Deçanit, Sava Janjiç.

Arsyeja që udhëheqësit e Manastirit të Deçanit refuzojnë ta takojnë kryeministrin e Kosovës është siç thuhet në komunikatë “mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronën e manastirit të Deçanit”.

“Lidhur me letrën që zoti Albin Kurti ka dërguar në manastirin ortodoks serb të Deçanit të Lartë, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit mbetet në qëndrimin e saj të deklaruar në mënyrë të qartë më parë, se nëse institucionet shqiptare të Kosovës dëshirojnë të tregojnë një minimum të vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguara që të përmbushin plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, për njohjen e pronës së Manastirit ”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vjet më parë i njohu Manastirit të Decanit pronat përreth tij, të cilat kontestohen nga Komuna e Deçanit. Kjo e fundit, nuk i ka regjistruar në kadastër këto prona si prona të Kishës.

Letra e kryeministrit Kurti dërguar kryemurgut të manastirit të Deçanit Sava Janjiç, është në funksion të dialogut me klerikët dhe sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Hajrulla Çeku, “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në veçanti të kishave ortodokse”.

“Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi ministri Çeku duke shtuar se “Qeveria e Kosovës do të kujdeset për të gjitha monumentet e kulturës në veçanti për kishat dhe manastiret ortodokse”.

Komuna e Deçanit: pronat rreth Manastirit të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”

Udhëheqësit e komunës së Deçanit thonë se pronat përreth Manastirit të Deçanit, që janë 24 hektarë u përkasin ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk i kanë takuar Manastirit. Në vitin 1997, autoritetet e atëhershme serbe me në krye Slobodan Milosheviçin, vendosën që pronat përreth Manastirit të Deçanit t’i takojnë këtij Manastiri. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse autoritetet e komunës së Deçanit refuzojnë t’i legalizojnë këto prona, pavarësisht vendimit të pesë viteve më parë, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës i njohu këto prona si prona të Manastirit. E prania ndërkombëtare në Kosovë, po kërkon me ngulm respektimin e këtij vendimi.

Ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara, QUINT-it i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, inkurajuan Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Më 22 Mars, Qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit. Një nga provat kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i marrë në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e QUINT-it.

Por qeveria e Kosovës akoma nuk ka marrë ndonjë vendim që të detyrojë komunën e Deçanit t’i regjistrojë pronat përreth manastirit si prona të Kishës. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu tha për mediet lokale se “qeveria e kupton ndjeshmërinë e çështjes dhe se është e vetëdijshme që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen”, por ai thekson se “duhet të kihen parasysh edhe kundërthëniet që e kanë përcjellë çështjen e tokave përreth Manastirit, në aspektin historik dhe ligjor”./ DW

Të këshilluara

Në Elbasan 47 persona kanë votuar 312 herë

Nga të dhënat e kryqëzuara në qarkun Elbasan rezultuan se 47 persona janë identifikuar 312 herë nga pajisja PEI. Ndërkohë, nisur nga kjo Marash Logu, përfaqësue...

16:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI