Flash

Vendimi i gjykatës/ A po shpëton Vjosa nga hidrocentralet?

Lapsi.al 28 May 2021
Vendimi i gjykatës/ A po shpëton Vjosa nga hidrocentralet?
Gjykata Administrative e Tiranës i ka rindezur shpresat për shpëtimin e lumit Vjosa dhe shpresës për të mos ngritur hidocentrale mbi shtratin e saj. Gjykata rrëzoi pretendimet e dy kompanive, turkes “Ayen Enerji” dhe shqiptares “Fusha sh.p.k”, të cilat ishin ankuar kundër ministrisë së mjedisit., e cila pati hedhur poshtë “Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” (VNM) që i hapte rrugë atyre të ndërtojnë hidrocentralin e Kalivaçit në Vjosë. “Ayen Enerji” dhe “Fusha sh.p.k” paditën në muajin shkurt 2021 qeverinë pasi ministria e Mjedisit, në shtator 2020, nuk u miratoi vlerësimin e tyre mjedisor. Një nga arsyet e cituara si nga Ministria në vlerësimin e saj ishte fakti që raporti i Ndikimit në Mjedis ishte i paplotë dhe nuk ishin zhvilluar konsultimet e nevojshme me banorët e zonës. Lexo me tej: Mos ndërtoni HEC mbi lumin Vjosa, edhe Leonardo DiCaprio kundër qeverisë shqiptare (VIDEO)

Organizata mjedisore EcoAlbania, e cila ka ndjekur çështjen, njoftoi në një deklaratë për shtyp se Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e kompanive si “thelbësisht të pabazuar”.

Në shtator 2020, Kryeministri Edi Rama shkroi se HEC-et në Vjosë nuk do të ndërtoheshin. Tre muaj më vonë, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga ai, miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura. Vendimi i hapi rrugën ndërtimit të HEC-eve në Poçem dhe Kalivaç, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi ishin në proces gjyqësor. Vjosë : carte Mundësia e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë ka nxitur një fushatë të fortë, që ka marr përmasa ndërkombëtare. Dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Aëard” iu drejtuan me letër të hapur Bashkimit Europian me një kërkesë të tillë. Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huajatë cilat kërojnë shpalljen e tij si Park Kombëtar (lexo ketu pse s duhen ndertuar hidocentralet). Fushata agresive e viteve të fundit mendohet të ketë detyruar Minsitrinë e Mjedisit të mos lëshojë VNM-në, siç ka vepruar dhjetra herë më parë në të njëjtat kushte. “Në këtë proces gjyqësor ne kemi sjellë pranë gjykatës argumentin e shumë shkencetarëve vendas dhe të huaj, të cilet kanë kritikuar raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të paraqitur nga kompania pranë institucioneve,” – tha avokati i çështjes Vladimir Meci. Prej të paktën shtatë vitesh grupet mjedisore kanë kërkuar mbrojtjen e gjithë rrjedhës së lumit Vjosa teksa së fundmi ato i kanë kërkuar qeverisë ta shpallë “Park Kombëtar”. Hidrocentrali i Kalivaçit fillimisht iu dha me koncesion kompanisë “Hydro SRL” në vitin 1997. Projekti parashikonte rreth 125 milionë euro investim për një hidrocentral me kapacitet prej 94 Më. Punimet për ndërtimin e tij u zvarritën disa vite për probleme me pagat e punonjësve dhe kundërshti nga banorët e zonës në lidhje me vlerësimin me çmim të ulët të tokave. Rreth dy dekada vite më vonë, në vitin 2017, qeveria vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me “Hydro SRL” për mos-përmbushje të punimeve. Pavarësisht kontestimeve nga shoqatat mjedisore, të cilat kundërshtonin ndërtimin e një dige në Vjosë, qeveria hapi tender të dytë të cilin e fitoi bashkimi i kompanive “Ayen Enerji” dhe “Fusha sh.p.k” në “AYEN-ALB”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI