Flash

De Laurentiis zyrtarizon trajnerin që paguhej në shtëpi nga Inter: "Bashkë do të bëjmë një punë të madhe"

Lapsi.al 29 May 2021
De Laurentiis zyrtarizon trajnerin që paguhej në shtëpi nga
Luciano Spalletti është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i Interit, i cili ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me vlerë 2.7 milion euro në sezon, merr kështu vendin e Rino Gattusos. Zyrtarizimi është bërë nga vetë presidenti Aurelio De Laurentiis. "Unë jam i kënaqur të njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit, duke filluar nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, së bashku ne do të bëjmë një punë të madhe". Trajneri 62-vjeçar toskan është rikthyer në lojë pasi ishte jashtë në dy sezonet e fundit, i paguar akoma nga Interi. Në dy vitet me zikaltrit ai gjithmonë është kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Në palmaresin e tij personal janë dy Kupa të Italisë dhe një Super Kupë e Italisë të fituara në krye të Romës, dy kampionate ruse, një kupë dhe një super kupë kombëtare me Zenit Shën Petersburg, si dhe një Kupë të Serie C në Itali me Empolin në 1996. MESAZHI I MIRËSEARDHJES I NAPOLIT

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI