Flash

Dëmtimi në gju nxjerr KO Hysajn: mbrojtësi i Napolit humbet dy miqësoret

Lapsi.al 29 May 2021
Dëmtimi në gju nxjerr KO Hysajn: mbrojtësi i Napolit humbet dy

Pas tërheqjes së Etrit Berishës, një tjetër goditje për teknikun e kombëtares Edoardo Reja. Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra kuqezi dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin për të rikuperuar.

Duke përjashtuar mbrojtësin e djathtë, grupi në dispozicion të Rejas është kompletuar i gjithi. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore pasdite, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor, dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI