Flash

Një variant i ri i Covid-19 konfirmohet në Vietnam, shpërndahet shpejt

Lapsi.al 29 May 2021
Një variant i ri i Covid-19 konfirmohet në Vietnam, shpërndahet

Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit, që është me orgjinë të përzier mes variantit britanik dhe atij indian, dhe është i transmetueshëm në ajër. Ministri i Shëndetësisë në këtë shtet Nguyen Thanh Long ka thënë më 29 maj se virusi është vërejtur te pacientët lokalë.

“Ministria e Shëndetësisë mund të shpallë variantin e ri të koronavirusit në hartën globale”, ka thënë Long, sipas faqes online VnExpress.

Varianti vietnamez, i cili nuk ka emër, duket se ka ngjashmëri me variantin indian, i cili ka mutacione që fillimisht janë identifikuar te varianti britanik, ka thënë ai. Varianti britanik konsiderohet se është përhapet lehtë, derisa variantet indiane besohet se janë po ashtu të transmetueshme lehtë, por edhe më rezistuese ndaj neutralizimit të antitrupave.

Testet laboratorike kanë sugjeruar se varianti vietnamez riprodhohet jashtëzakonisht shpejt, ka thënë Long. Riprodhimi i shpejtë mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së mutacioneve midis patogjenëve të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI