Flash

Guardiola, deklaratë revanshi: "Sezon i jashtëzakonshëm, kemi dëshirë ta riprovojmë"

Lapsi.al 30 May 2021
Guardiola, deklaratë revanshi: "Sezon i jashtëzakonshëm,

Asnjë arritje në Ligën e Kampionëve, Manchester City u dorëzua në finale kundër Chelsea të Tuchel: "Por mbetet një sezon i jashtëzakonshëm, ishte hera e parë që përballeshim me finalen - komentoi Pep Guardiola në fund të ndeshjes -. Në pjesën e dytë ne ishim fantastikë dhe të guximshëm, por nuk përfituam nga shanset që krijuam. Përse goditëm portën pak? Mahrez kishte një shans në fund... Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm, shpresojmë të jemi këtu përsëri në të ardhmen. "

Trajneri spanjoll, që nuk njeh sukses në Champions që pas eksperiencës me Barcelonën, vazhdoi: "Unë rreshtova në fushë atë që mendoja se ishte skuadra më e mirë, pastaj De Bruyne u lëndua, por kjo mund të ndodhë në një ndeshje. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë, ishte një ndeshje shumë e luftuar, Chelsea është një ekip i shkëlqyer. Nëse analizojmë ndeshjen, jemi të trishtuar, natyrisht, duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi këtë mbrëmje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI