Flash

Pas SHBA, edhe Inteligjenca britanike ngre dyshime: E mundshme që koronavirusi ka dalë nga një laborator

Lapsi.al 30 May 2021
Pas SHBA, edhe Inteligjenca britanike ngre dyshime: E mundshme që

Operatorët e Inteligjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit të ketë nisur nga një rrjedhje në një laborator kërkimi në Wuhan. Tashmë po hetohet mundësia që një “rrjedhje” nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, të ketë nisur pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 3.5 milionë personave.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore deri më tani e kanë konsideruar si të largët mundësinë që virusi të ketë dalë nga ndonjë laborator. Por, së fundmi po rishikohet teoria sipas së cilës Covid-19 nuk vjen nga bota e egër.

Kjo teori është mohuar kategorikisht nga Pekini, por ka nxitur burimet diplomatike të SHBA të ndajnë shqetësimet e tyre.

Kryetari i komitetit të çështjeve të jashtme, Tom Tugendhat, tha: “Heshtja që vjen nga Wuhan është shqetësuese. Ne duhet të hapim kriptën dhe të shohim se çfarë ndodhi që të jemi në gjendje të mbrohemi në të ardhmen. Kjo do të thotë të fillosh një hetim, së bashku me partnerët në të gjithë botën dhe në OBSH.”

Javën e kaluar Presidenti i SHBA Joe Biden u tha agjencive të inteligjencës që të shikojnë teorinë e rrjedhjeve të laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport atij brenda 90 ditësh.

Javën e kaluar Presidenti amerikan Joe Biden u tha agjencive të inteligjencës që të shikojnë teorinë laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport brenda 90 ditësh

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI