Flash

Zgjedhjet e 25 prillit, PD nis të hënën betejën në Kolegjin Zgjedhor

Lapsi.al 30 May 2021
Zgjedhjet e 25 prillit, PD nis të hënën betejën në

Partia Demokratike ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme do të nisë betejën ligjore për zgjedhjet e 25 prillit në Kolegjin Zgjedhor.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu me anë të një postimi në Facebook thotë se pavarësisht se në KAS u vunë në dispozicion materiale të mjaftueshme dhe voluminoze për parregullsinë e zgjedhjeve, përsëri u mbyllën sytë para paligjshmërisë.

“Pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve”, - shprehet Logu.

Sipas avokatit te PD, beteja nuk eshte as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

REAGIMI I PLOTE

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

❌ Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale

❌ +10.003 leje legalizimi

❌ +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore

❌ 63 milionë euro paga shtesë

❌ 2.5 milionë euro ndihma ekonomike

❌ 1.9 milionë euro “paga lufte”

❌ 125 milionë euro pagesa për tërmetin

❌ 500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit

❌ 83 mijë fletë votimi të pavlefshme

❌ 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote

❌ 910 mijë vjedhje të të dhënave personale

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit.

Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI