Flash

"Agueroooooooooo": prezantim ulërimë për Agueron: dy vjet me Barcelonën e klauzolë 100 milionë euro

Lapsi.al 31 May 2021
"Agueroooooooooo": prezantim ulërimë për Agueron: dy
Tani është zyrtare: Sergio Agüero është një lojtar i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 5 milion euro në sezon si lojtar i lirë, duke përfshirë një klauzolë të thyerjes së kontratës prej 100 milionë. Kështu Kun është kthyer mes protagonistëve të La Liga dhjetë vjet pas lamtumirës nga Atletico Madrid dhe në fund të një aventure të gjatë me Manchester City, ku u bë shënuesi më i mirë në histori e që përfundoi me humbjen në finalen e Champions League kundër Chelsea të shtunën e kaluar. Blaugranat kanë njoftuar firmën me sulmuesin përmes një postimi për të thënë pak ... ulërimë. Në orën 18, siç komunikohet nga klubi balugrana, Agüero nënshkroi kontratën deri më 30 qershor 2023, pas së cilës do të përjetësohet në fotot e zakonshme në Camp Nou dhe më në fund, rreth orës 19, do të paraqitet në një konferencë për shtyp. Para njoftimit, Kun kishte kaluar ekzaminimet mjekësore, me vëmendje të veçantë në gjurin e tij, gjendja e të cilit padyshim e qetësoi Barçën. Aventura e tij e re përkrah Messit mund të fillojë zyrtarisht. MANCHESTER CITY: "FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA" "Të gjithë tek Manchester City gjejnë rastin për të falënderuar Sergion për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sukseset tona gjatë dekadës së kaluar dhe për ta uruar atë për pjesën tjetër të karrierës së tij."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI