Flash

Pochettino jep mesazh të koduara në faqen zyrtare të PSG, Leonardo i kujton: “Ka edhe dy vjet kontratë”

Lapsi.al 31 May 2021
Pochettino jep mesazh të koduara në faqen zyrtare të PSG,

Pas lamtumirës (me polemika) të Zidane nga Real Madrid, menjëherë shpërtheu llotaria e emrave për pasardhësin e francezit në pankinën e Blancos dhe mes tyre, përveç Antonio Contes, është trajneri i PSG Mauricio Pochettino. Klubi parisien, megjithatë, nuk dëshiron të lërë të lirë ish-trajnerin e Tottenham, i cili mbërriti në janar për të zëvendësuar Tuchel, e drejtori sportiv Leonardo e përsëriti qartë këtë në mikrofonët e radios franceze Europe 1: "Mauricio Pochettino ka një kontratë dy-vjeçare me PSG dhe ne jemi shumë të kënaqur me të”.

“Si e përjetova fitoren e Tuchel? Këto janë gjëra që ndodhin, është futbolli, gjërat ndryshojnë - thotë braziliani duke qeshur -. Këto cikle vijnë e shkojnë. Unë jam gjithashtu i lumtur për Thiago Silvan, ishte fantastike ta shihja atë edhe pse u dëmtua ", shtoi Leonardo pa prekur temën e trajnerit ose thashethemet se argjentinasi do të donte të shkonte te Real ose për një kthim të bujshëm në krye të ekipit të Tottenham.

Deklarata shumë të qarta u bënë nga drejtori sportiv i PSG, i cili në mënyrë efektive blindoi Pochettinon në Paris, por nga Anglia vazhdojnë zërat për një "afrim" të mundshëm mes Poch dhe Tottenham dhe raportohen kontakte të vazhdueshme midis palëve. Sipas rasaj që bën të ditur Daily Mail, në fakt, trajneri tashmë ka informuar klubin parisien se ai është i gatshëm të ndërpresë kontratën e tij dhe të largohet nga klubi më herët dhe madje ka pasur një bisedë me Harry Kane për ta bindur atë të qëndrojë me Spurs.

POCHETTINO, DEKLARATA TË KRIPTUARA NË FAQEN ZYRTARE TË PSG

“Unë jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët janë adaptuar ndaj ndryshimeve. Ka shumë gjëra që nuk mund të ndryshohen ose që nuk mund të zhvillohen për shkak të mungesës së kohës. Por unë ende mendoj se me këtë mënyrë të punës dhe me dëshirën për të qenë në gjendje të zhvillojmë lloje të tjera të ideve në terren, do të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI