Flash

“Më tha se do të shkonte deri në Shkodër dhe do të kthehej shpejt”, ende mister zhdukja e shefit të antidrogës në Ulqin

Lapsi.al 1 June 2021
“Më tha se do të shkonte deri në Shkodër dhe do

Zhdukja në rrethana misterioze e shefit të policisë së Antitrafikut për zonën e Ulqinit dhe Tivarit në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç, vë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur hetimet pas kontakteve me homologët malazezë se 54-vjeçari u kishte thënë familjarëve se po udhëtonte drejt Shqipërisë.

“Më tha se do të shkonte deri në Shkodër dhe do të kthehej shpejt”, ka rrëfyer bashkëshortja e tij përpara hetuesve. Kontakti i tij i fundit është lokalizuar më 27 Maj, pranë kufirit në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Më pas telefoni i tij ka qenë i fikur. Policia Shqiptare ka nisur kërkimet në këtë zonë pas dyshimeve se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

Por nuk përjashtohet as pista e një ngjarjeje kriminale, ndaj hetuesit janë duke kërkuar personat që kanë pasur kontakte të ngushta me Elezoviç. Ata që janë pyetur kanë qenë familjarët dhe kolegët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat malazeze, 54-vjeçari kishte kryer udhëtime të shumta kohët e fundit drejt Shkodrës. Është e paqartë nëse ai ishte duke punuar për ndonjë hetim që lidhet me trafiqet kriminale apo udhëtimet kanë qenë personale.

Elezoviç ka mbajtur për 6 vjet detyrën e shefit të policisë së Ulqinit derisa u zëvendësua në 2014-n. Prej asaj kohe ai është angazhuar në policinë kufitare malazeze me detyrën e Shefit të Departamentit Kundër Kontrabandës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI