Flash

Ministrja e Jashtme e Kosovës në mediat zvicerane: Të hetohen vrasjet politike të pasluftës

Lapsi.al 1 June 2021
Ministrja e Jashtme e Kosovës në mediat zvicerane: Të hetohen

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla ka vijuar me deklaratat e forta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ajo thotë se tani është koha e “drejtësisë për të gjithë”.

“Gervalla-Schëarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK. Viktimat ishin serbë, romë dhe shqiptarë oponent të UÇK-së” - thuhet në artikullin e gazetës zvicerane.

Për moszbardhjen e vrasjeve të pasluftës, kryediplomatja e Kosovës ua lë fajin, gjyqësorit dhe qeverive të mëhershme ndërsa thekson se kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht”, - ka deklaruar Gërvalla duke kërkuar drejtësi pa dallim për shqiptarët, serbët e romët.

Shkaktoi debate të forta në politikën e Kosovës një deklaratë e dhënë kohë më parë nga Gërvalla që i akuzonte ish-krerët e UÇK-së për vrasje të kundërshtarëve politikë pas luftës. Atëherë ajo premtonte se do të dorëzonte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që do të gjykon ata.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Gjykatën Speciale. Po, kam materiale. Kemi një kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshëm se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, - pati deklaruar ajo.

Pas këtyre reagimeve Gërvalla bëri një sqarim në Facebook.

“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit”, - shkroi kryediplomatja.

Vetë Kurti tha se po ngrihej një fushatë sulmesh ndaj Gërvallës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI