Flash

Presidenti i La Liga, Tebas trondit klubet e Super League: "UEFA do t'i përjashtojë Juve, Real e Barça nga Champions"

Lapsi.al 1 June 2021
Presidenti i La Liga, Tebas trondit klubet e Super League: "UEFA do

Për tre klubet ende në Super League po afron momenti i së vërtetës dhe nga mikrofonat e El Golazo de Gol TV, presidenti i La Liga ngre alarmin. "Unë kam ndjesinë e qartë se UEFA do të përjashtojë Barcelonën, Real Madrid dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve të ardhshëm - shpjegoi Javier Tebas -. Duhet të kenë frikë". "Ata kanë acaruar shumë klube dhe institucione evropiane," shtoi ai.

Deklarata të rënda, të cilat lënë pak hapësirë për interpretim dhe sugjerojnë një të ardhme shumë të komplikuar për tre klubet e përfshira. "Unë nuk mendoj se ata mund të përballen me sanksione të një natyre ekonomike - vazhdoi Tebas -. Dënimi për ta ndoshta do të jetë mos regjistrimi në edicionin tjetër". "Për shkak të situatës që është krijuar, kam arritur në këtë ide - përfundoi ai -. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI