Flash

Rrëfimi tronditës/ Më rrëmbyen 14 vjeç para shtëpisë dhe më dërguan në rrugët e Italisë

Lapsi.al 1 June 2021
Rrëfimi tronditës/ Më rrëmbyen 14 vjeç para

Rudina nga qyteti i Kuçovës është grabitur në moshën 14 vjeçare nga një grup të panjohurish në derën e shtëpisë dhe është dërgua në Itali për të prostituuar.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar si e drogonin, e digjnin dhe me cigare në rast se nuk pranonte të dilte në rrugë. Ajo rrëfeu të gjithë kalvarin e vuajtjeve që përjetoi për 5 vite ndërsa personat që e kishin grabitur, i premtonin se do i jepnin të ardhura asaj dhe familjarëve.

"Jam 40 vjeçe, më kanë rrëmbyer, isha 14 vjeçe. Më morën disa çuna me makinë dhe nuk e di nga më çuan. Më vunë një shall në gojë dhe nuk e di çfarë ilaçi më hodhën që nuk shikoja rrugën dhe më pas e pashë veten time në Itali. Më thanë që do rri me ne, do punosh sa do punosh dhe më gënjyen. Do bëja prostitutën, e bëra nga frika. Më drogonin pa dëshirën time. Më linin në rrugë dhe pastaj iknin. Kur lija punën, vinin më merrnin në makinë. Dilja në orën 9 të darkës dhe në 4 të mëngjesit shkoja në shtëpi. Ishte 50 lireta klienti.

Kapja 1 milion ose gjysmë milioni, mi merrnin të tjerët. Kur nuk doja, më digjnin me cigare, më torturonin, i kam dhe krahët copa copa. Më bënin drogën me shiringë dhe pastaj doja vetë të dilja në punë se më hidhnin atë. Na thanë do t’i mbledhim ne lekët dhe do të ndihmojmë, do të bëjmë dhe shtëpi. As shtëpinë se bënë, asgjë. Në shtëpi kishin dhe vajza të tjera, ishin 4 vajza" - tha ajo.

Makthi mori fund kur një prej vajzave që jetonte në shtëpi me të u vra. Aso kohe, policia nisi hetimet dhe arrestoi djemtë që i mbanin peng dhe i detyronin të dilnin në rrugë. Më pas, e sollën në Shqipëri.

"Punova 5 vjet. Pas 5 vitesh, u vra një vajzë. Jetonte në shtëpi me neve. Dilte në punë dhe vinte aty. Pastaj donte dy çuna, ai i dyti e ka vrarë. Pastaj erdhi policia që i kapi. Policia më solli për Shqipëri. Kisha shumë frikë, do vritem tani, do vritem pastaj. Doja të vija po kisha frikë për prindërit. Ata çunat ishin fierakë. Atë që merrte lekët, e quanin Nanin, gënjente, thoshte do ikja te familja do të çoja lekë. Thoja mos e ndihmojnë familjen se ishin copë copë" - tha ajo . /TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI