Flash

Vrau gjyqtarin e njohur Giovanni Falcone, lirohet nga burgu njeriu besnik i Toto Rinas

Lapsi.al 1 June 2021
Vrau gjyqtarin e njohur Giovanni Falcone, lirohet nga burgu njeriu besnik i Toto

Njeriu besnik i Toto Rinas, kreu të Cosa Nostrasm Giovanni Brusca është liruar nga burgu pas 25-vjetësh.

Brusca akuzohet për qindra vrasje, por ndër ato që bëri më shumë bujë, ishte atentati ndaj ish-gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo.

Brusca ishte arrestuar në vitin 1996, e më pas, shprehu pendesën, duke bashkëpunuar me policinë. Lirimi i ish-mafiozit ka tronditur mbarë opinionin italian.

“Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon aspak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?” Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza, shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.

Kujtojmë se Giovanni Flacone u vra më 23 maj të 1992, në atë që njihet ndryshe si masakra e Capaci-t. Makina me të cilën ai, gruaja dhe tri truprojat e tij personale po udhëtonin shpërtheu pasi i ishte vënë një gjysmë toni eksploziv urës ku ata po kalonin.

Falcone edhe ditët e sotme kujtohet, duke u kthyer në simbolin e drejtësisë italiane në luftën kundër mafias.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI