Flash

Gazeta zvicerane përgënjeshtron ministren e jashtme të Kosovës: Artikulli ynë për UÇK-në, korrekt

Lapsi.al 2 June 2021
Gazeta zvicerane përgënjeshtron ministren e jashtme të

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka reaguar sot ndaj gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” lidhur me intervistën e saj që u publikua një ditë më parë ku flitej për krime të UÇK-së pas luftës. Gërvalla tha se ajo që ishte shkruar në artikull ishte e pasaktë në lidhje thëniet e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, - ka shkruar Gërvalla në tëitter.

Nuk ka vonuar reagimi i redaktorit të gazetës zvicerane “NZZ” i cili ka sqaruar fjalët e tekstit të intervistës në një përgjigje të postimit të bërë nga Gërvalla.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK-së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale” – ka shkruar redaktori Andreas Ernst.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së nuk thuhet që UÇK-ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, - ka përfunduar redaktori.

Në intervisën e botuar Gërvalla është shprehur thotë se tani është koha e “drejtësisë për të gjithë”.

“Së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht”, – ka deklaruar Gërvalla duke kërkuar drejtësi pa dallim për shqiptarët, serbët e romët.

Pak kohë më parë shkaktoi debate të forta në politikën e Kosovës zbulimi i një deklarate ku Gërvalla që i akuzonte ish-krerët e UÇK-së për vrasje të kundërshtarëve politikë pas luftës. Atëherë ajo premtonte se do të dorëzonte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që do të gjykon ata. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2021/06/01/ministrja-e-jashtme-e-kosoves-ne-mediat-zvicerane-te-hetohen-vrasjet-politike-te-pasluftes/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI