Flash

Vrasësi i Giovanni Falcone-s rrëfehet pas lirimit nga burgu: I kërkoj falje të afërmve të viktimave

Lapsi.al 2 June 2021
Vrasësi i Giovanni Falcone-s rrëfehet pas lirimit nga burgu: I

Ka bërë shumë bujë në vendin fqinj, lirimi nga burgu i Giovanni Bruscas, njeriut që fshihej pas atentatit të masakrës së Cpaci-t, u mbetën të vrarë gjyqtari Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat.

Brusca, i njohur me pseudonimin “derri”, thuhet se është autor i mbi 150 vrasjeve, përshirë dhe atë të një fëmije 11vjeç, të cilit ia shkriu trupin me acid. Ai u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë, u shpall si i penduari i drejtësie dhe ndihmoi në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mafies së rrezikshme Cosa Nostra-s.

Lexo mê tej: 

Portret/ Kush është Xhovani Bruska, killeri i Cosa Nostra, që rifitoi lirine pas vrasjes së Falkones 

Pas daljes, Brusca, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Corriere della Sera në Itali.

Ai ka shprehur ndjesën e tij ndaj çdo gjëje që ka bërë në të kaluarën. Ai i kërkoi falje familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke shtuar se ka krijuar shumë dhimbje e trishtim. Ndër të tjera, ai i kërkoi falje gruas dhe djalit të tij, të cilët sipas Bruscas kanë vuajtur së tepërmi nga gabimet e tij.

“Mendova dhe vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje në qëllimi është për ta bërë atë.

Dua tu kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave , të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim.

Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë t i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen , kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”, tha Brusca në rrëfim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI