Flash

Video/ Golin e fundit Aguero e shënon në ikje: i dhuron Range Roverin e tij puntorit që vendoste fanellat

Lapsi.al 3 June 2021
Video/ Golin e fundit Aguero e shënon në ikje: i dhuron Range Roverin

Sergio Aguero është nga ata që klasin e ka në fushë, por edhe jashtë saj. E ka treguar këtë pikërisht në momentin e largimin nga Manchester City për tu transferuar drejt Barcelonës, ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Argjentinasi është përshëndetur me të gjithë në klub, duke i lënë dhurata si kujtim, për 10 vitet e kaluara së bashku.

60 mijë paund të shpenzuara për dhurata, duke i blerë miqve të tij ora luksi, por dhuratën më të pabesueshme e kishte ruajtur për dikë që gjatë gjithë dekadës ishte kujdesur për fanellat e lojtarëve të Citizens pa u ndjerë asnjëherë. Kështu, makinën e tij “Range Rover Evoque” Aguero ia bëri dhuratë pikërisht punëtorit që sistemonte fanellat në dhomat e zhveshjes.

Video e bërë virale në rrjetet sociale tregon Agueron duke zbritur nga makina ndërsa i thotë qetësisht “Makina jote”. Celësat në dorë atij që e përqafoi fort 33 vjecarin që kishte shënuar 184 gola në 275 ndeshje, por të fundit e kishte ruajtur në ikje.

https://youtu.be/k_uJTQaEfjA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI