Flash

Basha: Më 25 prill në Shqipëri ra demokracia

Lapsi.al 4 June 2021
Basha: Më 25 prill në Shqipëri ra demokracia

Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e demokratëve të Tiranës për një mandat të tretë, duke theksuar se asgjë nuk do ta ndalë betejën për të larguar atë që e quan regjim kriminal Rama-Doshi.

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka gjëra për të përmirësuar, por sipas tij me 25 prill qytetarë i ngarkuan misionin për të ndryshuar vendin.

"Nëse keni vetëdijen për arritjet përkundër masakrës zgjedhore, sikundër dhe gatishmërinë për të korrigjuar ato që mund dhe duhet ti korrigjojmë, nuk ka forcë të na pengojë për ta mbajtur të ndezur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ka forcë të na pengojë për të rrëzuar një orë e më parë këtë regjim plaçkitës."

Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha, i krahasoi me ato të vitit të largët 1991 apo 2001, zgjedhje që u shënuan si me të këqijat në historinë post-komuniste.

Lulzim Basha i kërkoi demorkatëve që nga procesi i zgjedhjeve të 13 qershorit kjo forcë politike të dalë më e bashkuar se kurrë për të bërë realitet, sipas tij, misionin e largimit të qeverisë Rama.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra-t...

15:38

Vrasja tek Gjykata/ Del FOTO e viktimës

Personi që shihni në foton më poshtë, Kudret Saliaj u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmij...

14:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI