Flash

Flet Berisha: Qesha kur pashë arsyet e futjes në “listën e zezë” të SHBA

Lapsi.al 4 June 2021
Flet Berisha: Qesha kur pashë arsyet e futjes në “listën e

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka folur sërish sot për vendimin e SHBA për shpalljen “non-grata”. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” përballë gazetarit Arian Çani, Berisha ka hedhur dyshime se vendimi kundër tij për shpalljen “non grata” mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimit të tij kundër ndryshimeve të kufirit në Kosovë.

Ish-kreu i qeverisë u shpreh më tej se akuzohet se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur u interesova kam marrë vesh se isha futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thaçit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA.

Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, - tha Berisha.

Më tej foli dhe për tekstin që shoqëronte vendimin për shpalljen e tij “non-grata” dhe tha se gjithçka është e sajuar dhe e bazuar në shpifje.

Të këshilluara

Patos, zjarr në një zonë pyjore

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit. Mesohet...

18:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI