Flash

Sekretari Blinken, zhyt më keq opozitën dhe mbështet më fort regjimin e Ramës

Lapsi.al 4 June 2021
Sekretari Blinken, zhyt më keq opozitën dhe mbështet më fort
Përditë e më shumë po bëhet më e qartë se SHBA janë të vendosur në mbrojte të regjimit kleptokratik të Edi Ramës. Ndërkohë që në 19 maj, sekretari i shtetit Blinken i dha një grusht të fortë opozitës të mbetur me një këmbë në varr nga rrezultati i 25 prillit, duke shpallur non grata liderin e saj histori, këtë të premte ai ka shprehur mbështetjen për fitoren e rilindjes në zgjedhje.  Interesante është po të lexohen me kujdes të dy mesazhet. Në lajmin për shpalljen non garata të ish presidentit dhe ish kryeministrit, si dhe të gjithë familjes së tij të afërt, ai vizatohet si një minuesi i sistemit demokratik, si një shpërdorues i fondeve publike dhe si një politikan që me retorikën e tij ka penguar reformën në drejtësi. Lexo me tej:

Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA

Më shumë sesa këto karakteristika, apo faktin e njohur publikisht se së paku prej dy vitesh familjarëve të Berishës u mohohej viza amerikane, kjo lëvizje e deparatamentit të shtetit, pati jehonë për kohën kur u zgjodh që të bëhej publike.  Ajo u komentua si një manovër politike, direkt pas zgjedhjeve për ti vënë fre rrugës radikale të kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe hapjes rrugë të qeverisjes autoritarise të rilindjes. Pikërisht këtë hipotezë e përforcon edhe mesazhi i kësaj të premteje. Ndonëse partitë opozitare dhe vëzhgues të pavarur po flasin gjithnjë e më shumë për një blerje industriale të votës në 25 prill, sekretari i shtetit e uron Ramën dhe PS për "suksesin elektoral", duke injoruar këto pretendime. Madje, sikur këto të mos mjaftonin, në mesazhin e vet, Blinken, angazhohet që të bashkëpunojë me Ramën për shtetin e së drejtës dhe reformën në drejtësi.

Analiza/ Demokratët në grackën e anti- amerikanizmit

Pra boll të dekriptosh këto dy mesazhe për të kuptuar se për administratën e Uashingtonit skena shqiptare është e ndarë në dysh mes minuesve të demokracisë, hajdutëve të pasurisë publike nga njëra anë dhe atyre që janë aleatë të SHBA në vendosjen e shtetit të së drejtës dhe për një drejtësi të vërtetë. Nuk ka dyshim që kjo linjë është një përkrahje e hapur për Edi Ramën dhe për inkurajimin e tij në rrugën që ka nisur. ©Lapsi.al   Letra e plotë: I nderuar Z. Kryeministër: Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, megjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet.  Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21.  Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë. Sinqerisht, Antony J. Blinken   ruan ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI