Flash

Euro 2020, në analizën e Mourinhos: "Franca favorite, por vështirë t'i gjesh pika të dobëta Italisë"

Lapsi.al 5 June 2021
Euro 2020, në analizën e Mourinhos: "Franca favorite, por

José Mourinho bën një analizë të shpejtë në start për Euro 2020, duke evidentuar një favorit të madh: "Kur ke Mbappé në krah është vërtetë e vështirë të mos fitosh". Për Special One nëse ka një skuadër që mund të luajë shanset e saj është Italia: "Ata kanë një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe djemve që dinë të fitojnë. Mancini po u jep atyre pak më shumë cilësi sulmuese por ata nuk e humbin natyrën e tyre dhe dinë të mbrojnë mirë. Është e vështirë t'i gjesh pika të dobëta. Unë mendoj se ato do të jenë në katër të fundit".

I intervistuar nga The Sun, trajneri nuk e harron Romën e tij: "Unë do të ndjek me kujdes Spinazzolan, Cristanten dhe Pellegrinin". Në fund, akoma një elozh për punën e Mancini: "Ai është një trajner me përvojë të madhe: ka kaluar 20 vjet duke u stërvitur në ligat më të mira të vendeve më të mira. Kështu që ai është më se i gatshëm dhe tashmë ka treguar në fazën kualifikuese se sa i mirë është. Ekipi është përmirësuar shumë nën drejtimin e tij".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI