Flash

"Në fund po mbroheshim me të gjitha forcat": Balaj tregoi çfarë ndryshoi në pjesën e dytë me Uellsin

Lapsi.al 5 June 2021
"Në fund po mbroheshim me të gjitha forcat": Balaj tregoi

Njeriu që vendosi miqësoren e fundit mes Uellsit dhe Shqipërisë, nuk mund të lërë asnjë gjurmë në pasditen e Cardiff. Në atë kohë goli i shënuar me penallti prej Bekim Balajt mbajti edhe për pak kohë në pankinë Christian Panuccin, ndërsa këtë herë shkodrani nuk bëri dot asnjë goditje drejt portës, pavarësisht se mendon se gjërat mund të shkonin ndryshe nëse kuqezinjtë do të shënonin: "Punuam shumë si ekip. Ne mbrojtëm si ekip mirë, nuk është se mbrojti vetëm mbrojtja. Në pjesën e dytë u bë më e vështirë. Po të shënonim ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër. Me kundërshtarë të këtij niveli nuk është e lehtë të dalësh te porta e tyre”, tha Balaj.

Sulmuesi analizon edhe atë cfarë ndryshoi mes pjesëve, duke e vënë skuadrën e Rejas në vështirësi në të dytën: “Në pjesën e parë bëmë presin lartë dhe ishim më afër portës. Kishim raste në pjesën e parë. Të krijosh më shumë rrezikshmëri duhet ta ngjisësh më lartë ekipin. Në pjesën e dytë na vunë në vështirësi dhe u detyruam të mbronim me më shumë forca, ishte e vështirë të ngjiteshim. Punuam shumë, harxhuam shumë energji. Në minutat e fundit, ne po mbroheshim me të gjitha forcat".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI